Pas ndarjes me marrëveshje të përbashkët me Xabi Alonson, Real Madridi ka hapur garën për trajnerin e ri. Mes emrave të përfolur është edhe Jürgen Klopp, i cili mbetet një opsion real nëse klubi vendos të bëjë ndryshime këtë verë.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, pavarësisht kontratës afatgjatë me Red Bull, Klopp është i tërhequr nga ideja e drejtimit të “Los Blancos” dhe do ta shqyrtonte seriozisht një ofertë nga klubi madrilen. Thashethemet, të shfaqura fillimisht në dhjetor, tashmë janë konfirmuar.
The post Klopp në radarët e Real Madridit pas largimit të Xabi Alonsos appeared first on Euronews Albania.
