Java e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampioneve ka ofruar spektakël dhe rezultate surprizë, duke ndryshuar ndjeshëm renditjen për fazën tjetër të kompeticionit. Një nga surprizat më të mëdha ishte fitorja 4-2 e Benfica përballë Real Madrid, që detyroi spanjollët të luajnë në play-off për të siguruar vendin në 1/8-tat. Golin vendimtar për portugezët e shënoi portieri ukrainas Trubin në minutat shtesë, pas dy kartonëve të kuq për Asencio dhe Rodrigo.
Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte fitorja 2-0 e Inter në transfertën e Dortmund, ndërsa Sporting Lisbone siguroi gjithashtu kualifikimin direkt në 1/8-tat. Pas ndeshjeve të mërkurës, skuadrat që kalojnë direkt në fazën e eliminimit janë: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbone dhe Manchester City.
Në play-off do të garojnë: Real Madrid, Inter, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.
Skuadrat e eliminuara nga faza e ligës janë: Marseille, Pafos, Union Saint-Giroise, PSV, Athletic Bilbao, Napoli, FC Copenhagen, Ajax, Frankfurt, Slavia e Pragës, Villarreal dhe Kairat Almaty.
Shorti për play-off do të zhvillohet të premten, më 30 janar 2026 në Nyon, Zvicër, ndërsa ndeshjet e para do të zhvillohen më 17-18 shkurt, dhe ndeshjet e kthimit më 24-25 shkurt.
Rezultatet
Ajax 1-2 Olympiacos
Arsenal 3-2 Kairat Almaty
Athletic Bilbao 2-3 Sporting Lisbone
Atletico Madrid 1-2 Bodo/Glimt
Barcelona 4-1 FC Copenhagen
Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal
Benfica 4-2 Real Madrid
Club Brugge 3-0 Marseille
Dortmund 0-2 Inter
Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham
Liverpool 6-0 Qarabag
Manchester City 2-0 Galatasaray
Monaco 0-0 Juventus
Napoli 2-3 Chelsea
Pafos 4-1 Slavia e Pragës
PSG 1-1 Newcastle
PSV 1-2 Bayern Munich
Royale Union SG 1-0 Atalanta
The post Shënon portieri i Benficës, Mourinho “shkatërron” Real Madridin 4-2, Inter fiton në Dortmund appeared first on Euronews Albania.
