Alarm në Madrid: Jude Bellingham rrezikon mungesë të gjatë pas dëmtimit në kofshë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Real Madridi po pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për Jude Bellingham, i cili u dëmtua në kofshën e majtë gjatë fitores 2-1 ndaj Rayo Vallecano.

Mesfushori anglez u detyrua të largohej nga loja në minutat e para, mes lotësh. Klubi konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, ndërsa shkalla e tij mbetet ende e paqartë. Trajneri Alvaro Arbeloa u shpreh se humbja e Bellingham është e rëndë, por theksoi se skuadra ka cilësinë për të përballuar situatën.

Dëmtimi vë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e lojtarit në miqësoret e Anglisë përpara shpalljes së skuadrës për Kupën e Botës.

The post Alarm në Madrid: Jude Bellingham rrezikon mungesë të gjatë pas dëmtimit në kofshë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: