Del nga shinat tramvaji në Milano, 8 persona të lënduar rëndë! Disa të bllokuar nën mjet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një tramvaj ka dalë nga shinat në Milano, duke u përplasur me shpejtësi të lartë në një ndërtesë. Tramvaji numri 9, që drejtohej për në stacionin e trenit Porta Genova  doli nga shinat rreth orës 16:00 të premten, ndërsa ishte në Viale Vittorio Veneto, në zonën e Porta Venezia.

Të paktën 8 persona u plagosën rëndë dhe u morën me ambulancë. Gjendja e tyre aktualisht nuk dihet. Disa persona të tjerë me lëndime të lehta, u trajtuan në vendngjarje.

Sipas mediave italiane, disa persona mbetën të bllokuar nën tramvaj. Nuk është e qartë nëse ata po kalonin rrugën dhe automjeti duhej të frenonte fort apo të bënte një manovër të papritur për t’i shmangur ata.

Shumë automjete emergjence iu përgjigjën vendit të ngjarjes. Tramvaji ishte një model i ri Tramlink, i cili filloi të operonte në Milano disa javë më parë. Tramvaji është 25 metra i gjatë, i përbërë nga tre vagona të ndërlidhur dhe ka 66 vende.

The post Del nga shinat tramvaji në Milano, 8 persona të lënduar rëndë! Disa të bllokuar nën mjet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: