Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama:Vorio Epir ka vdekur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka filluar takimin e tij të dytë me emigrantët shqiptarë në Greqi, këtë herë në qytetin e Selanikut, pas takimit të tij të parë në Athinë disa muaj më parë.

Rama komentoi se një grup individësh, të cilët ai i quajti “fantazma të gjalla të së shkuarës,” ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”. Ai shprehu keqardhje për këto veprime, duke theksuar se ato nuk ndihmojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Vorio Epiri është një term i vdekur,” deklaroi Rama. “Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme.”

The post Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama:Vorio Epir ka vdekur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *