Gripi i shpendëve/ eksperti: Ja shenjat që tregojnë se pula është e infektuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një vatër e gripit të shpendëve ka shpërthyer së fundi në Mëzez të Tiranës, në një fermë familjare.

Teknologu ushqimor Abdyl Sinani, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tha se një pulë me gripin H5N1, dallohet kur ka lot, gusha dhe këmbët i zverdhen dhe kollitet gjatë tërë kohës.

“Gripi i pulave pati një dëmtim të madh në vitin 2022 në pularitë e vendit tonë. Virusi, ndryshe nga mikroorganizma e tjera, asi nuk ka vaksinë për ta shëruar, por ka vaksinë për të rritur imunitetin. Po nxori gripi i pulave është një dëm shumë i madh sepse i godet dhe i ngordh në vend. Është njoftuar këto ditë nga Ministria e Bujqësisë se ka rënë në Mëzez. Grupi i pulave kuptohet se ka grip, sepse ka lot, gusha i zverdhet dhe të këmbët poshtë dhe gjithmonë kollitet. Tani ka një rregull nëse ka në një kapanon të madh, pula të rregullta dhe ato me grup, dhe detyra e parë e teknologut është që ti ndaj ato sepse grupi i pulave i infekton të gjitha të tjerat. Duhet marrë masa ti fusin në karantinë. Nëse të dyja rastet së bashku, atëherë këtu është një rrezik i madh sepse detyrimisht pulat e të dyja palëve pasi theren, atëherë këta duhet të futen në frigorifer në 4 gradë C dhe puna e parë është që ti bësh analizat mikrobiologjike. Nëse ka virusin H5N1, ai është i rrezikshëm, dhe kur janë të gjalla edhe kur theren”

Teknologu ushqimor jep këshilla se si ne mund të dallojmë një pulë të infektuar pa ditur që e kemi blerë të sëmurë.

“Puna e parë kur e blejnë duhet ta shohin në ngjyrë, nëse ngjyra është bërë ë hirtë dhe po ta shtypim me gisht dhe gishti futet brenda dhe nuk ka elasticitet brenda, atëherë kuptohet se kjo ka një sëmundje. Dhe një gjë është detyra e parë që pulat do ti çojnë në temperaturë 70- 80 grade C, do preket  me dore, por po u prek me dorë, rreziku është i kalimit sepse virusi kalon me prekje, me ajër dhe frymarrje të pulave, përhapet dhe prek atë që e ka prekur. Pra, rreziku për kalimin te njeriut është i lartë, dhe shumë i rrezikshëm edhe për vetë jetën”.

The post Gripi i shpendëve/ eksperti: Ja shenjat që tregojnë se pula është e infektuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *