7 pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe sekseri dalin sot para gjykatës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shtatë pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ që u arrestuan për shkak se merrnin para për provime do të dalin sot para gjykatës. Pas një hetimi disamujor u zbulua se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. Në hetim për korrupsion janë pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj.

Prokuroria konfirmon se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje janë marrë edhe studentë.

The post 7 pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe sekseri dalin sot para gjykatës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *