Digjet gjatës natës makina në Vlorë, dëmtohen edhe dy të tjera

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet u përfshi nga flakët në Vlorë, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ishin parkuar ngjitur me të.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”. Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë.

Si pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara.

 

The post Digjet gjatës natës makina në Vlorë, dëmtohen edhe dy të tjera appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *