I vendoset tritol godinës në pronësi të personazhit të njohur të TikTok

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një godinë boshe në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.

Policia tha se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burime  bëjnë me dije se bëhet fjalë për një garazh të marrë me qira nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut. Më herët i kanë djegur edhe një automjet. Ambientin e kishte marrë me qira ku priste të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por po hetohet mbi konfliktet e mundshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit.

Njoftimi:

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

The post I vendoset tritol godinës në pronësi të personazhit të njohur të TikTok appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *