Lirimi i Sali Berishës, SPAK apelon vendimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ashtu sic e kishte paralajmëruar, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Apelit kërkesën për shfuqizimin e vendimit qe revokoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.

Kujtojmë që më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë, ndërsa SPAK paralajmëroi ankim.

Më 27 nëntor, avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendimit se Berisha nga ky moment “është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij”.

Megjithatë, ai shtoi se procesi ndaj klientit të tij është politik.

The post Lirimi i Sali Berishës, SPAK apelon vendimin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *