FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për një mandat të ri në krye të FIFA-s

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s. Vendimi është zyrtarizuar përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, ku njoftohet revokimi i mbështetjes së dhënë më herët për presidentin aktual të organizatës.

Në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thuhet se ky vendim është marrë pas konsultimeve të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës.

Sipas Federatës, tërheqja e mbështetjes vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane në lidhje me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

“Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

The post FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për një mandat të ri në krye të FIFA-s appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: