“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një total prej 81 vitesh burgim ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ku nuk kanë munguar as zërat nga bota e sportit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi ku ka shprehur mbështetjen e tij për luftën çlirimtare dhe figurat e UÇK-së.

Përmes një postimi, futbollisti kuqezi ka nëvizuar se sakrifica e UÇK-së mbetet e pashlyeshme në histori:

“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas.”

The post “UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: